Në Ditën Botërore të Turizmit, në fokus bjeshkët e Istogut dhe shtegu Lugu i Butë
27 September, 2026 - 18:00 Në Ditën Botërore të Turizmit, bjeshkët e Istogut janë sjellë në vëmendje përmes një ecjeje malore të organizuar në shtegun “Lugu i Butë”, duke nxjerrë në pah potencialin e natyrës së Kosovës për zhvillimin e turizmit. Përmes një postimi, Bogujevci dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit kanë vënë në pah potencialin e bjeshkëve të Kosovës për zhvillimin e turizmit në natyrë. “Aktivitetet të tilla na mundësojnë të promovojmë turizmin në natyrë dhe potencialin që kanë bjeshkët tona për zhvillimin e turizmit”, thuhet në postim. Postimi vë në fokus edhe rëndësinë e krijimit të përvojave të reja në natyrë, të cilat synohet të bëhen gjithnjë e më të qasshme për vizitorët. “Këto janë përvoja që duam t’i bëjmë gjithnjë e...
Burimi:
kultplus.com