NE DIALOG DUHET TE ULEMI EDHE ME DJALLIN

NE DIALOG DUHET TE ULEMI EDHE ME DJALLIN

Në një kohë kur studentët dhe protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, Rudina Hajdari ka mbrojtur nevojën për dialog, edhe me ata që i konsideron përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. E ftuar në podcastin Ilva Tare Talks, Hajdari u pyet nga gazetarja Ilva Tare për reagimet që merr në rrjetet sociale, ku një pjesë e protestuesve kundërshtojnë çdo mundësi negociatash me kryeministrin. Gjatë intervistës, Ilva Tare solli në vëmendje qëndrimin e protestuesve dhe studentëve, të cilët kërkojnë largimin e Ramës dhe nuk shohin hapësirë për negociata. Por Hajdari këmbënguli se edhe kritikat e forta ndaj kryeministrit nuk duhet ta përjashtojnë mundësinë e bisedimeve, nëse në diskutim është e ardhmja e vendit. “Unë kështu vërtet e mendoj që ky është...