Ndue Dedaj: Guri i Caranit të tim eti

Ndue Dedaj: Guri i Caranit të tim eti

Ndue Dedaj Nga Ndue Dedaj Po e them që në krye të herës, mua do të më kishte pëlqyer të lexoja jetë njerëzish, as të shquar e as të pashquar, jo se disa të paktë njerëz mbi këtë tokë nuk kanë bërë vepra të mëdha në dobi të njerëzimit, për çka duhen përmendur gjithmonë e jetës, por, ngaqë në “shëmbëllim” të tyre, janë të pafundëm njerëzit që nuk kanë bërë asgjë të shquar, por zotërojnë mrekullisht “artin” e të shtirurit si njerëz të mëdhenj. E kur qëllon që ata janë udhëheqës, atëherë për famën e tyre punon një mori nëpunësish zyrtarë dhe mjetesh informacioni, deri tek i fundit, Tik – Toku, në shumëfishim të zërit, figurës dhe emrit të tyre të zakonshëm. Prandaj, në shenjë...