Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu
Ditën e sotme, vendi do të ndikohet nga kalimi i masave ajrore relativisht më të freskëta dhe të lagështa me origjinë veriore, duke sjellë një ndryshim të kushteve atmosferike në vend. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, të cilat do të jenë më të dallueshme në zonat malore dhe përgjatë shtrirjes veriore dhe verilindore të vendit. Gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, vranësirat pritet të pësojnë dendësim, duke krijuar mundësi për reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra, kryesisht në zonat e larta malore.
Burimi:
javanews.al