Ndryshon ligji për turizmin, qiratë ditore do të regjistrohen në e-Albania
Dhënia e apartamenteve, vilave apo dhomave me qira për periudha të shkurtra pritet t’u nënshtrohet rregullave të reja. Projektligji për turizmin parashikon që çdo njësi e ofruar përmes platformave si Airbnb, Booking apo në mënyrë të drejtpërdrejtë të regjistrohet në e-Albania. Përpara nisjes së aktivitetit, pronari do të duhet të pajiset me një kod unik regjistrimi, i cili duhet të shfaqet edhe në reklamat apo ofertat e publikuara online. Synimi është identifikimi i njësive që operojnë në tregun e akomodimit afatshkurtër. Ndryshime parashikohen edhe për agjencitë turistike. Në rast falimentimi, pagesat për shërbimet e parealizuara të turistëve parashikohet të mbulohen nga një fond i posaçëm. Operatorët do të kenë gjithashtu detyrimin për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta. Projektligji vendos rregulla të reja edhe...
Burimi:
kohajone.com