Ndryshon ligji për legalizimet, kushte për zonat ku parashikohet ndërtimi i pallateve

Ndryshon ligji për legalizimet, kushte për zonat ku parashikohet ndërtimi i pallateve

Ndryshimet në ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë kanë përfshirë dhe legalizimet e ndërtimeve pa leje. Për banesat informale, të ndërtuara plotësisht mbi tokën e një pronari tjetër, në zona ku planet parashikojnë ndërtime mbi 6 kate, vendosen rregulla të reja. Palët e përfshira, si i zoti i tokës, ai i objektit dhe ndërtuesi do të kenë mundësinë e një marrëveshjeje. Në këtë rast ASHK legalizon vetëm banesën, ndërsa trualli nuk i kalon në pronësi poseduesit. Drafti parashikon që përpara legalizimit, personi që ka ndërtesën duhet të depozitojë një deklaratë noteriale, ku pranon që, kur parcela të zhvillohet, sipërfaqja që do të përfitojë në objektin e ri të përcaktohet me marrëveshje me pronarin e truallit ose investitorin. Më tej shtohet se në aktin...