Ndryshon fytyrë/ Terrori po shkruan skenarin e ri, bota ne prag te nje kurthi te rrezikshem

Ndryshon fytyrë/ Terrori po shkruan skenarin e ri, bota ne prag te nje kurthi te rrezikshem

Terrori ndryshon fytyrë, por jo domosdoshmërisht logjikën e tij. Kjo është teza e historianit amerikan Timothy Snyder, i cili vendos në të njëjtën vijë historike terrorizmin e 11 Shtatorit, luftën në Irak, propagandën ruse dhe luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë. Sipas Snyder, qëllimi i terrorit nuk është vetëm të vrasë apo të shkatërrojë. Qëllimi është të provokojë kundërshtarin, ta fusë në një gjendje frike dhe zemërimi dhe ta detyrojë të reagojë në mënyrën që i shërben vetë agresorit. Duke kujtuar 11 Shtatorin 2001, kur ndodhej në një auditor të Universitetit të Yale-it, Snyder shkruan se pyetja më e rëndësishme nuk ishte vetëm se kush e kreu sulmin, por çfarë do të bënte Amerika më pas. Dhe sipas tij, përgjigjja amerikane ishte pikërisht ajo që terroristët mund të...