Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke rishpërndarë përgjegjësitë mes përfaqësuesve të ministrive dhe drejtuesve të institucioneve të pavarura. Sipas vendimit zyrtar, ndryshimet kryesore në ekipin negociator përfshijnë: Politika Rajonale (Kapitulli 22) Përgjegjësinë si negociator për këtë kapitull e merr zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Oltjon Muzaka, duke zëvendësuar ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Ekonomia dhe financat (Kapitujt 1, 4, 6, 9, 16, 17, 29, 32 dhe 33) Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, merr përgjegjësinë edhe për Kapitullin 6 (E drejta e shoqërive tregtare), krahas Kapitullit 1 dhe rolit si bashkënegociator për Kapitujt 28 dhe 30. Ndërkohë, shfuqizohet nënndarja që ngarkonte ish-zëvendësministren Blerta Rama me përgjegjësinë për Kapitujt...
Burimi:
kohajone.com