Ndryshojnë kriteret për Policinë e Shtetit, zgjerohet kufiri i moshës për aplikantët
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për kategori të ndryshme kandidatësh. Sipas vendimit, për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë Patrullën e Përgjithshme, kufiri i moshës përcaktohet deri në 35 vjeç. Deri në 35 vjeç mund të aplikojnë edhe kandidatët që synojnë të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë për të hyrë në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar. Mundësi më të gjera parashikohen për profesionistët me arsim të lartë. Kandidatët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve dhe kanë profile të përshtatshme, si ekonomi, financë apo teknologji informacioni, mund...
Burimi:
ntv.al