Ndryshimin e Ligjit për Specialen, qeveria e Kosovës: Nuk ka pengesa ligjore!
Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Vendimi u miratua më 2 tetor, në një mbledhje elektronike të Qeverisë, në përgjigje të kërkesës së Kuvendit të 23 shtatorit. Qeveria e ka përcjellë vendimin dhe opinionin përkatës në Kuvend, ku përfshihen vlerësimi i përputhshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndikimi buxhetor dhe opinioni ligjor për përmbajtjen e projektligjit. Nisma e PDK-së parashikon një sërë ndryshimesh, mes tyre kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, mundësinë e bartjes së çështjeve të caktuara te institucionet e drejtësisë në Kosovë, të drejtën e ankimit në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15...
Burimi:
ntv.al