Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe emërimin në këtë detyrë të Klodiana Spahiut. Dekreti i kalon sot seancës plenare për votim dhe me pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit për të nisur detyrën. Ndryshimi në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë vjen pasi Evis Sala dha dorëheqjen nga detyra disa ditë më parë. Gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar të mërkurën, teksa u bë i ditur vendimi, Sala deklaroi se synon t’i rikthehet dhe të vijojë karrierën e saj akademike. Pas largimit të saj, kryeministri Edi Rama emëroi Klodiana Spahiun në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndryshimet tashmë janë dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj,...
Burimi:
gijotina.com