Ndryshimet në Kodin Penal/ Ish-prokurori: Arresti me burg është tepruar! Avokati: Fund kulturës abuzive
Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale sjellin një sërë rregullash të reja për mënyrën e zhvillimit të hetimeve dhe përdorimin e masave të sigurimit. Drafti i prezantuar nga kryeministri Edi Rama është komentuar pozitivisht nga ish-prokurori Ervin Karanxha dhe avokati Përparim Caca, të cilët veçuan forcimin e garancive procedurale për personat nën hetim. Një nga çështjet e ngritura lidhet me përdorimin e masës së “arrestit me burg”, e cila sipas Karanxhës është përdorur në mënyrë të tepruar në praktikën shqiptare. “Në parim flitet që masa e sigurimit ‘arrest me burg’ në Shqipëri është tepruar. Shqipëria është bërë objekt diskutimi në Këshillin e Europës dhe shumë organe të tjera, përfshi edhe Gjykatën e Strasburgut”, deklaroi Karanxha. Sipas tij, ndryshimet sjellin gjithashtu një rol më...
Burimi:
kohajone.com