Ndryshime në Policinë e Korçës, Mark Gjonmarku emërohet në krye të Qarkullimit Rrugor

Ndryshime në Policinë e Korçës, Mark Gjonmarku emërohet në krye të Qarkullimit Rrugor

FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Sërish ndryshime në radhët e policisë në Juglindje të vendit, ku kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.  Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtën detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ndërsa tashmë do të drejtojë strukturën e Qarkullimit Rrugor në Korçë. Në këtë post, ai zëvendëson Klemend Pikulin, i cili prej më shumë se dy vitesh ka qenë në krye të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë. Klemend Pikuli është emëruar në një pozicion në Drejtorinë e Përgjithshme.