Ndryshime në listën e Shqipërisë ndaj San Marinos, një afrim për portën dhe dy largime

Ndryshime në listën e Shqipërisë ndaj San Marinos, një afrim për portën dhe dy largime

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos. Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari. Sakaq, edhe mesfushori Luis...