Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Viola Haxhiademi është larguar nga detyra e drejtueses së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në krye të këtij institucioni është emëruar Algert Luzi, i cili do të marrë drejtimin e korporatës elektroenergjetike. Haxhiademi kishte marrë drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.