Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka folur për argumentet që mbrojtja ka paraqitur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke theksuar se çështja nuk ka vetëm dimension ligjor, por edhe politik. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Ndreca u ndal edhe te transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është kryer kjo procedurë. I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse do të reagonte njësoj në rast se Veliaj do të transferohej në burgun 313, Ndreca tha se nuk mund të përgjigjej për një situatë që nuk e njeh, por këmbënguli se debati nuk lidhet me kushtet e burgut, por me arsyet dhe mënyrën e transferimit. Pjesë...