“Ndot nga njerëz të zhdukur në llum”- Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh, reagon Qeveria: Të ketë guximin e të vijë të përballet me drejtësinë

“Ndot nga njerëz të zhdukur në llum”- Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh, reagon Qeveria: Të ketë guximin e të vijë të përballet me drejtësinë

Qeveria reagoi sot (11 shtator) ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv/kryeministri në arrati prej tre vitesh, Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë. “Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen dot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë...