Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti
Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka shprehu kritika ndaj Partisë Demokratike gjatë tryezës së përbashkët me aleatët, teksa po diskutohej për Reformën Territoriale dhe draftet e PS-së dhe PD-së. Në fjalën e tij, ai u shpreh se PD u duk sikur ishte në “muaj mjalti” me PS-në gjatë dëgjesave për Territorialen, duke thënë se aleatët opozitarë ishin në “terr informativ” dhe u lanë jashtë bisedimeve. “Unë gjykoj se është një gabim themelor që në zanafillë që morëm pjesë në dy komisionet e rëndësishme që në hapat e parë, pa një konsultë paraprake me maxhorancën se cila është tendenca, do të ketë rritje apo zvogëlim të numrit. Për Reformën Zgjedhore, dëshirojnë që ta ndryshojnë sistemin apo jo, duke bërë një skemë bipolare, përjashtuese. Kjo...
Burimi:
gijotina.com