Ndoka përplaset me Berishën: Ia kemi përsosur sistemin Ramës…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është mbledhur me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së, ku në fokus të diskutimeve është edhe reforma territoriale. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritikuar mënyrën se si PD-ja është përfshirë në procesin e rishikimit të hartës territoriale. Ndoka tha se opozita duhej të kishte përcaktuar që në nisje qëndrimin e saj për numrin e bashkive dhe mënyrën se si do të ndryshohej sistemi. Sipas tij, procesi i konsultimeve nuk ka qenë transparent për partitë aleate dhe propozimi i PD-së për rritjen e numrit të bashkive nuk është i mjaftueshëm. Ndoka tha se Shqipëria mund të ketë edhe 200 bashki, duke e lidhur këtë me nevojën, sipas tij, për të ruajtur pluralizmin politik....
Burimi:
ntv.al