Ndodh në Tiranë, i lë fishek dhe mesazh kërcënues në derë kushëririt, gjobë 300 mijë euro

Ndodh në Tiranë, i lë fishek dhe mesazh kërcënues në derë kushëririt, gjobë 300 mijë euro

Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij dhe familjarët e këtij të fundit, duke i kërkuar shumën prej 300 mijë eurosh. Rasti u zbulua pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., i cili kishte gjetur në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Sipas të dhënave, në mesazhin kërcënues i kërkohej të dorëzonte 300 mijë euro, ndërsa kërcënimet përfshinin edhe familjarët e tij. Pas hetimeve u identifikua dhe u arrestua A. M., 56 vjeç, banues në Vorë, kushëri i kallëzuesit. Gjatë kontrollit të banesës së 56-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një telefon celular. Hetimet vijojnë për...