Ndodh edhe kjo, hakerët vjedhin 133 milionë euro nga një bankë franceze
Grupi bankar francez Credit Mutuel Arkea konfirmoi se ishte viktimë e një sulmi të sofistikuar kibernetik, nga i cili dyshohet se janë vjedhur mbi 133 milionë dollarë. Hakerët shfrytëzuan sistemet e komprometuara të një ofruesi të jashtëm shërbimesh për të fituar akses dhe për të kryer transferta mashtruese drejt institucioneve të tjera financiare. Sipas hetuesit të blockchain-it, ZachXBT, fillimisht u identifikuan mbi 106 milionë dollarë tërheqje të dyshimta, ndërsa më pas u zbuluan edhe 27 milionë dollarë të tjerë. Një pjesë e fondeve dyshohet se është transferuar përmes disa llogarive bankare dhe mund të jetë konvertuar në kriptomonedha. Prokurorët francezë kanë nisur hetimet për sulmin, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar. Banka deklaroi se ka arritur të bllokojë një pjesë të parave të vjedhura dhe...
Burimi:
kohajone.com