Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Një 41-vjeçar është arrestuar në Lezhë gjatë operacionit të koduar “Unaza”, pas një ndjekjeje policore si në skena filmi. Ai dyshohet se qarkullonte i armatosur me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes, ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u kap pas disa minutash, ndërsa policia sekuestroi një pistoletë me fishek në fole, një krehër me disa fishekë dhe automjetin e blinduar. “41-vjeçari ishte me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, krehri i saj me disa fishekë, si dhe automjeti i blinduar”, thanë burime zyrtare. Aksioni u krye nga strukturat për hetimin e krimeve Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”...