Ndizet merkato e volejbollit: Tirana, Skënderbeu, Pogradeci me përforcime të huaja, lëviz edhe Dinamo

Ndizet merkato e volejbollit: Tirana, Skënderbeu, Pogradeci me përforcime të huaja, lëviz edhe Dinamo

Merkato e volejbollit te femrat ka zgjuar mjaft interes ditët e fundit, me skuadrat që janë duke kryer përgatitjet e fundit në prag të fillimit të sezonit të ri. të Superligës Shumë ekipe kanë konfirmuar afrimet e para, si nga kampionati vendës ashtu dhe ai i huaj. Kështu, Tirana ka zyrtarizuar afrimin e organizatores bullgare Desislava Todeva, lojtarja që do të marrë në dorë lojën e skuadrës bardheblu. Një tjetër afrim është Ana Fasuleva, diagonalistja që ka luajtur edhe me Pogradecin e Skënderbeun. Një tjetër lojtare e ardhur është Adma Mikopula, që vjen nga Partizani, ashtu sikurse lojarja qendër Paola Gjata, që vjen nga Pogradeci. Nga Partizani vjen edhe Joana Kushi. Ndërkohë që, më herët janë rikonfirmuar në ekip kapitenia Enkeleda Braho, Emi Fagu, Nensi...