“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

Përshkallëzohet konflikti mes SHBA-së dhe Iranit. Forcat amerikane kanë goditur pesë cisterna nafte iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me raketa ndaj një baze amerikane në Jordani. Jordania thotë se ka rrëzuar 18 nga 20 raketat e lëshuara. Forcat amerikane kanë goditur pesë cisterna nafte iraniane, në atë që Uashingtoni e cilëson si kundërpërgjigje ndaj dy sulmeve të Iranit me raketa balistike kundër një anijeje luftarake amerikane gjatë dy ditëve të fundit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), katër cisterna të lidhura me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u goditën në Gjirin e Omanit, ndërsa një tjetër u sulmua pranë ishullit Kharg, një prej pikave kryesore të eksportit të naftës iraniane. Në përgjigje të sulmeve amerikane, Irani lëshoi raketa drejt një baze amerikane në Jordani....