Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij, por flakët u përhapën në sipërfaqe të tjera për shkak të erës së fortë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mollaj, ndërsa i arrestuari është shtetasi D. K., 33 vjeç, banues në Ballsh. Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se 33-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në pronën e tij. Për shkak të kushteve atmosferike dhe erës së fortë, flakët janë përhapur në tokat përreth. Si pasojë, janë shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe çatinë e një banese. Për shuarjen e flakëve u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër dhe...