Ndezën zjarre në toka dhe zona të mbrojtura, 2 në pranga, 2 të tjerë procedohen penalisht
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohen se kanë shkaktuar zjarre në zona të ndryshme, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për të njëjtën vepër. Në fshatin Eskaj të Lushnjës, Policia arrestoi shtetasin K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në një tokë që e kishte marrë me qira. Ndërkohë, në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, u arrestua shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier. Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman, ku flakët përfshinë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonës së mbrojtur. Në një tjetër rast, për shkak të moshës, Policia ka proceduar penalisht dy shtetas, 71 dhe 77 vjeç. Ata dyshohen se...
Burimi:
kohajone.com