Ndezën zjarre në Fier, kapen “mat” dy persona dhe arrestohen nga policia, nën hetim 2 të moshuar

Ndezën zjarre në Fier, kapen “mat” dy persona dhe arrestohen nga policia, nën hetim 2 të moshuar

pamje nga policia FIER- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohen se kanë ndezur zjarre në zona të ndryshme të qarkut. Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej tyre, 60-vjeç është kapur në fshatin Eskaj të Lushnjës, teksa dyshohet se po i vinte zjarrin tokës që kishte marrë me qira. Ndërsa në fshatin Hasturkas, në pranga ka rënë një 25-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënien në grykëderdhjen e lumit Seman. Ndërkohë, Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj dy personave të tjerë, 71 dhe 77-vjeç, të dyshuar se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre në Varibop dhe Çërrilë të Mallakastrës. Njoftimi i Policisë: Fier/Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë Procedohen penalisht dy...