Ndërtimi u rrit 36 përqind nga 2020 në 2024/ Rritja 10 herë më shumë se në BE
Sektori i ndërtimit në Shqipëri është zgjeruar me ritme të shpejta pas vitit 2020, duke u renditur ndër vendet europiane me rritjen më të fortë të aktivitetit real në këtë sektor. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, që matin vëllimin e vlerës së shtuar bruto në ndërtim me çmime të krahasueshme, me vitin 2020 të marrë si bazë 100, indeksi për Shqipërinë arriti në 136 në vitin 2024. Aktiviteti real i sektorit në vitin 2024 ishte rreth 36% më i lartë se në vitin 2020. Në terma vjetorë, zgjerimi më i fortë u shënua në dy vitet e para pas 2020-s. Aktiviteti real i ndërtimit u rrit me rreth 9.5% në 2021 dhe me 13.2% në 2022. Më pas ritmet u ngadalësuan, por...
Burimi:
syri.net