Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar
Sokol Kraja ka ecur gjithmonë kundër rrymës. Kur të gjithë nxituan të investonin në ndërtim, si sektori që ka kthimin më të lartë dhe të shpejtë, ai u përqendrua tek aktiviteti i përpunimit. “Capital Resources” sh.p.k., e njohur përmes markës “Kraco”, u krijua në vitin 1997, me fokus në prodhimin, paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, si çaje, kafe, kakao, pije të çastit, sheqer të paketuar, produkte për ëmbëlsira, pure patatesh dhe produkte të tjera, ndërsa portofoli i saj përfshin dhjetëra artikuj. Sot, kur sërish vëmendja është te ndërtimi, ai ia ka dalë që të rritet në një mjedis ku sipërmarrjet në fushën e përpunimit po dalin nga tregu. Pasi hyri në 2024-n, në renditjen e “Monitor 200” të kompanive me fitime më të larta,...
Burimi:
javanews.al