Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës
Ka ndërruar jetë 18-vjeçari, që u përplas nga makina këtë mbrëmje në Bulgarec të Korçës. Ai fillimisht u plagos nga aksidenti, por se tashmë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Korçë/ Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
gijotina.com