Ndërroi jetë në një spital në Turqi pas djegieve të rënda nga zjarri, mbërrin sot trupi i pajetë i 25-vjeçares
Trupi i pajetë i 25-vjeçares Ana Dyrmishi ka mbërritur sot nga Turqia në Durrës. E reja humbi jetën pas plagëve të rënda që mori në zjarrin tragjik të hotelit “Brooklyn”, në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht Ana kishte shkuar në Vlorë së bashku me të fejuarin e saj, Arnaldo. Ishte dita e parë e një kapitulli të ri për çiftin… Një ditë që duhej të kujtohej për gëzimin e tyre. Por vetëm pak orë më vonë, gjithçka u kthye në tmerr. Ana pësoi djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit në Shqipëri, 25-vjeçarja u dërgua në Turqi, ku mjekët luftuan për ditë me radhë për jetën e saj. Por plagët ishin shumë të rënda dhe Ana nuk mundi t’ia dilte. Edhe Arnaldo Kaçorri,...
Burimi:
ntv.al