Ndër më të shtrenjtat në kontinent! Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, krahasuar me fuqinë blerëse!
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe më e lartë kur çmimi i karburantit vihet përballë të ardhurave. Një litër naftë në Shqipëri kërkon një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave ditore sesa në shumicën e vendeve europiane, duke e bërë furnizimin e një automjeti dukshëm më të kushtueshëm në raport me të ardhurat. Çmimi i një litri naftë në Shqipëri ka arritur në 229 lekë (2.46 euro), duke e renditur vendin të tretin në Europë, pas Danimarkës me 2.60 euro dhe Norvegjisë me 2.56 euro. Në rajon, në Serbi nafta ka arritur në gati 2 euro, në mal të Zi 1.87 euro, Bosnjë Hercegovinë 1.76, në Mal të Zi 1.87 euro,...
Burimi:
javanews.al