“Ndaloni shpërndarjen!”/ Videot intime të personave publikë qarkullojnë në rrjet, reagon Komisioneri për të Dhënat Personale

“Ndaloni shpërndarjen!”/ Videot intime të personave publikë qarkullojnë në rrjet, reagon Komisioneri për të Dhënat Personale

TIRANË- Publikimi dhe shpërndarja në rrjetet sociale e materialeve intime që pretendohet se u përkasin personave publikë ka sjellë reagimin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Përmes një reagimi, Komisioneri Besnik Dervishi u ka bërë thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të internetit që të ndalojnë publikimin dhe rishpërndarjen e këtyre materialeve, duke theksuar se mbrojtja e jetës private vlen edhe për personat me ekspozim publik. Sipas Zyrës së Komisionerit, interesi apo kurioziteti i publikut për jetën intime të një personi nuk përbën automatikisht interes publik dhe nuk mund të përdoret si justifikim për publikimin e përmbajtjeve të tilla. Në reagim theksohet gjithashtu se një material i publikuar më herët në internet nuk fiton për këtë arsye...