“Ndaloni publikimin dhe shpërndarjen”, Unioni i Gazetarëve reagon për videot intime të personave publikë

“Ndaloni publikimin dhe shpërndarjen”, Unioni i Gazetarëve reagon për videot intime të personave publikë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Publikimi dhe shpërndarja në mediat online dhe rrjetet sociale e materialeve audiovizive intime që lidhen me persona publikë ka nxitur reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Unioni e konsideron fenomenin një problem serioz etik dhe kërkon ndalimin e qarkullimit të këtyre materialeve në hapësirën publike. Në deklaratën e publikuar më 30 shtator, UGSH thekson se privatësia nuk mund të kthehet në përmbajtje mediatike vetëm për shkak të interesit që mund të ngjallë një personazh publik. Sipas Unionit, publikimi i materialeve të regjistruara në rrethana private, veçanërisht kur dyshohet se janë siguruar përmes hakerimit ose ndërhyrjeve të paligjshme përbën një cenim të rëndë të normave etike. Reagimi vjen në një kohë kur materiale të tilla po qarkullojnë në platforma online duke u ripublikuar dhe...