Ndalimi i publikimit të akteve pas pushimit të procedimit – Shoqata e Prokurorëve: Të rishikohet!

Ndalimi i publikimit të akteve pas pushimit të procedimit – Shoqata e Prokurorëve: Të rishikohet!

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar sërish, lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, që prekin nenet103 dhe 279 mbi sekretin hetimor dhe lirinë e shprehjes. Përmes një statusi në platformën sociale, Facebook, Shoqata e Prokurorëve shkruan se këto dy nene kërkojnë një vlerësim të kujdesshëm të ekuilibrit ndërmjet mbrojtjes së sekretit hetimor, lirisë së shprehjes dhe së drejtës së publikut për t’u informuar. Sipas shoqatës, projektligji parashikon që ndalimi i publikimit të akteve mund të zgjasë deri në një vit pas pushimit të procedimit, dhe si i tillë, ky ndalim duhet të hiqet. ‘Kur arsyet e pushimit kanë interes publik, një vendim i anonimizuar mund t’i bëjë ato të kuptueshme duke mbrojtur identitetin e viktimave, të miturve dhe të dhënat e tjera të ndjeshme’,...