Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) njoftoi të premten pezullimin e të gjitha fluturimeve në të gjithë vendin , për shkak të problemeve serioze me komunikimet e kontrollorëve të trafikut ajror. Vendimi u mor, siç deklaroi agjencia, për shkak të “rrethanave emergjente dhe arsyeve të sigurisë”. “Të gjithë avionët që janë gati të nisen duhet të qëndrojnë të bllokuar deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar, i cili sqaron se uljet e fluturimeve ndërkombëtare hyrëse do të merren në konsideratë rast pas rasti. Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, e konfirmoi vendimin në një postim në rrjetet sociale, duke përmendur një “problem komunikimi që prek të gjitha Qendrat e Kontrollit të Trafikut Ajror”.