Ndahet nga jeta nënkolonel Alfons Qorllari, ministri Nufi: La gjurmë në formimin e brezave të ushtarakëve
Nënkolonel Alfons Qorllari, oficer karriere, pedagog dhe profesionist i Forcave të Armatosura është ndarë nga jeta. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi shprehu ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, duke vlerësuar kontributin e Qorllarit në formimin e brezave të rinj të ushtarakëve. ”Me dhimbje kam mësuar për ndarjen nga jeta të Nënkolonel Alfons Qorllari, oficer karriere, pedagog dhe profesionist i përkushtuar i Forcave të Armatosura”, thekson Nufi në një postim. Nufi shprehet se Qorllari la gjurmë përmes dijes dhe punës së palodhur, si në formimin e brezave të rinj të ushtarakëve, ashtu edhe në jetën e kolegëve me të cilët shërbeu. ”I paharruar qoftë kujtimi i tij dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve! U prehsh në paqe, Nënkolonel”, shkruan...
Burimi:
kohajone.com