Ndahet nga jeta Gloria Steinem, gazetarja dhe gruaja që ndryshoi lëvizjen feministe në SHBA!

Ndahet nga jeta Gloria Steinem, gazetarja dhe gruaja që ndryshoi lëvizjen feministe në SHBA!

Gloria Steinem, gazetare, autore dhe një nga figurat më të rëndësishme në lëvizjen feministe në Shtetet e Bashkuara, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare, duke lënë pas një karrierë që përfshin më shumë se gjashtë dekada në luftën për barazi dhe të drejtat e grave. “Steinem u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Nju Jork, e rrethuar nga shumë njerëz që i donte“, sipas një deklarate të postuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Deri në fund të jetës së saj, ajo vazhdoi të punonte dhe të fliste publikisht për çështjet e barazisë dhe të drejtave sociale. E lindur më 25 mars 1934 në Toledo të Ohajos, Gloria Steinem u bë një nga figurat më të njohura të valës së dytë...