Ndahet nga jeta fotoreporteri italian që dokumentoi mbërritjen e anijes “Vlora” në Bari
27 September, 2026 - 10:30 Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin përmes fotografive të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së qytetit të Barit dhe Pulias gjatë pesë dekadave të karrierës së tij. Mes pamjeve më të fuqishme të realizuara prej tij janë fotografitë e 8 gushtit 1991, kur anija Vlora mbërriti në portin e Barit me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, në një nga episodet më dramatike të eksodit shqiptar drejt Italisë. Fotografitë e Turi-t dëshmojnë përmasat e jashtëzakonshme të atij momenti historik, duke fiksuar mijëra shqiptarë të mbledhur në port dhe në anijen Vlora, pamje që u bënë ndër imazhet më të njohura të eksodit të vitit 1991. Luca Turi...
Burimi:
kultplus.com