Ndahet nga jeta Annie Dillard, shkrimtarja fituese e Pulitzerit

Ndahet nga jeta Annie Dillard, shkrimtarja fituese e Pulitzerit

Shkrimtarja amerikane Annie Dillard, e njohur për veprën fituese të Çmimit Pulitzer, “Pilgrim at Tinker Creek”, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare në shtëpinë e saj në South Wellfleet, Massachusetts. Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi për “The New York Times” Maggie Nelson, redaktorja e saj letrare. Dillard u bë një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XX, veçanërisht për mënyrën e veçantë se si ndërthuri vëzhgimin e natyrës, reflektimin filozofik dhe përvojën njerëzore. “Pilgrim at Tinker Creek” u botua në vitin 1974, kur Dillard ishte vetëm 28 vjeçe. Libri, një rrëfim jo-fiksional mbi botën natyrore përreth shtëpisë së saj në malet e Virxhinias, u prit menjëherë me vlerësime të larta dhe u shndërrua në një sukses të madh...