NBA/ Fitoret e dyta radhazi për Philadelphia-n dhe Thunder, 76-ers rikuperojnë 29 pikë disavantazh

NBA/ Fitoret e dyta radhazi për Philadelphia-n dhe Thunder, 76-ers rikuperojnë 29 pikë disavantazh

Sezoni i ri në NBA vijon me emocione dhe sfida interesante, teksa në parket janë zhvilluar vetëm dy takime, të cilat janë mbyllur me suksesin e Philadelphia dhe Oklahoma. Philadelphia siguroi fitoren e dytë radhazi, duke triumfuar në transfertë ndaj Cleveland me rezultatin 114-106. Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer të Donovan Mitchell, i cili e mbylli ndeshjen me 32 pikë dhe 10 rebound, miqtë nuk arritën të shmangnin humbjen. Nga ana tjetër, Philadelphia rikuperoi një disavantazh prej 29 pikësh në mesin e periodës së tretë, teksa u mbështet te kontributi i të gjithë titullarëve, të cilët realizuan më shumë se 11 pikë secili. Mbi të gjithë spikati Tyrese Maxey, autor i 32 pikëve, duke udhëhequr skuadrën drejt një tjetër suksesi. Fitore regjistroi edhe Oklahoma, që mposhti...