Nazarko për largimin e Lamallarit: Demo i afërt me Ramën, protesta bën presion

Nazarko për largimin e Lamallarit: Demo i afërt me Ramën, protesta bën presion

Gazetari Mentor Nazarko ka komentuar largimin e Besfort Lamalllarit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe emërimin e Ervin Demos në këtë detyrë, duke e parë këtë lëvizje si pjesë të një panorame që mund të sjellë ndryshime edhe në ministri të tjera. Sipas Nazarkos lëvizja tregon që Demo është i afërt me Ramën dhe fuqizohet më shumë, dhe faktori i dytë që mund të ketë ndikuar në largimin e Lamallarit është protesta. “Mendoj që ndryshimi i ministrit të Brendshëm është lajmi i ri, më i fundit, si pjesë e një pritshmërie që mund të ketë ndryshime më të gjera, jo thjesht në këtë ministri. Nuk di të them nëse ka qenë e detyruar, për shkak të bashkimit të dy ministrive, asaj të Pushtetit Lokal...