Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për sfidën e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Pas startit me fitore ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë mbyllën përgatitjet në Tiranë paraditen e së hënës dhe pasdite udhëtuan drejt San Marinos. Në konferencën zyrtare për shtyp nga stadiumi pritës, përballë gazetarëve dolën tekniku kuqezi dhe kapiteni Berat Gjimshiti, të cilët analizuan gjendjen e skuadrës dhe objektivat për këtë transfertë. Nuk është e lehtë, por përqendrimi duhet të jetë në maksimum. Shumica mendojnë se do të jetë një ndehsje e lehtë por nuk është e tillë, prandaj duhet të jemi maksimalisht të përqendruar. Nuk kemi pasur një periudhë të mirë, por u kthyem te loja e mirë. Synimet janë të forta duam vendin e parë, duhet të luajmë...