Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Kreu i Grupit C1 nuk është thjesht çështje prestigji për kuqezinjtë. Përfundimi në vendin e parë mund t’i hapë Shqipërisë një rrugë të rëndësishme drejt ngjitjes në Ligën B, por edhe një mundësi shtesë në garën për kualifikimin në Europianin e vitit 2028. Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të Ligës së Kombeve me një objektiv të qartë: të mos mjaftohet vetëm me mbijetesën në Ligën C, por ta mbyllë Grupin 1 në vendin e parë. Pas katër ndeshjeve, kuqezinjtë kanë grumbulluar 9 pikë dhe kryesojnë përpara Bjellorusisë dhe Finlandës, të cilat kanë nga 7 pikë. Përballja me Finlandën në Arenën Kombëtare dhe më pas transferta me Bjellorusinë do të përcaktojnë fatin e grupit. Por çfarë do të thotë konkretisht vendi i parë? Së pari,...