Natë terrori/ Qëllohet me breshëri në drejtim të një makine

Natë terrori/ Qëllohet me breshëri në drejtim të një makine

Një sulm me armë zjarri është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Urakë të Matit, ku një automjet i parkuar pranë një banese është qëlluar me breshëri plumbash. Sipas të dhënave paraprake, pronarët e banesës dhe automjetit ishin kthyer së fundmi nga Italia. Ata nuk kanë pësuar dëmtime si pasojë e të shtënave. Pas ngjarjes, banorët e zonës kanë njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Në zonën ku ndodhi sulmi janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh. Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të diele, po në fshatin Urakë, është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e sulmit. Rrethanat e kësaj lidhjeje janë ende duke u verifikuar nga grupi hetimor. Deri në këtë fazë...