Nata e dytë e Champions League, zbresin në fushë PSG, Arsenal, Barcelona dhe Liverpool
Këtë të mërkurë, të tjera pesha të rënda do të zbresin në fushën e lojës për sfidat e raundit të parë të Ligës së Kampioneve. Napoli-Arsenal është një prej supersfidave e rezervuara për t’u luajtur në mbrëmjen e sotme, një ndeshje kjo që do të transmetohet në ekranin e Top Channel në orën 21:00. Misioni i skuadrës së Massimiliano Allegrit është të frenojë hemoragjinë e rezultateve negative dhe do të besojë te mbështetja e ‘Maradona Stadium’ për sfidën me kampionët e Anglisë, Arsenalin. Por në këtë përballje me nënkampionët e Evropës, Napoli vjen me emergjenca dhe trajneri Allegri është i detyruar të hedhë në fushën e lojës një mesfushë krejtësisht të modifikuar. Në vend të McTominay do të luajë De Bruyne, ndërsa në vend të...
Burimi:
javanews.al