NASA lëshon ‘Roman’, teleskopin e ri që do të eksplorojë universin
NASA ka lëshuar në hapësirë teleskopin e ri “Nancy Grace Roman”, i projektuar për të studiuar planetet e largëta, yjet që shpërthejnë dhe vrimat e zeza, si dhe për të vëzhguar universin në një shkallë të paprecedentë. Teleskopi, i cili mban emrin e një prej grave të para që ka mbajtur një post drejtues në NASA, u lëshua sot nga Kepi Kanaveral në Florida, në bordin e raketës “Falcon Heavy” të kompanisë “SpaceX” të Elon Musk. Pritet që teleskopi të arrijë destinacionin e tij, rreth 1,6 milionë kilometra larg Tokës, brenda afro një muaji, ndërsa imazhet e para pritet të dërgohen në fillim të vitit 2027. Misioni ka një buxhet total prej mbi 4 miliardë dollarësh. Astronomët do ta përdorin teleskopin për të studiuar, mes...
Burimi:
kultplus.com