Narko-euro nuk e ndal rënien, bie për herë të parë nën 92 lekë
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka zbritur sot për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.94 lekë. Leku po vazhdon një cikël afatgjatë rënës, që gjatë vitit 2026 është shpejtuar më shumë. Që prej fillimit të vitit kalendarik, Euro është zhvlerësuar me 5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur në 5.3%.
Burimi:
syri.net