Namik Resuli, një nga figurat e rëndësishme të albanologjisë shqiptare
Namik Resuli, gjuhëtar, historian i letërsisë dhe akademik shqiptar, lindi në Berat më 10 shtator 1908 dhe u nda nga jeta në Torino më 12 shtator 1985. Ai kreu studimet fillore në Berat, ndërsa më pas vazhdoi shkollimin në Bari të Italisë. Studimet e larta për Filologji i përfundoi në Universitetin e Torinos, ku doktoroi me tezën “Mbi shtresëzimet në gjuhën shqipe”, nën drejtimin e romanistit të njohur Matteo Bartoli. Në fillim të viteve ’30, Resuli u kthye në Shqipëri dhe punoi si mësues në disa prej institucioneve të rëndësishme arsimore të kohës, përfshirë Normalen e Elbasanit dhe gjimnazet e Shkodrës e Tiranës. Pas pushtimit italian të Shqipërisë në vitin 1939, ai vijoi veprimtarinë akademike në Itali, ku u angazhua si asistent profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Romës. Më pas punoi në Universitetin e Palermos dhe në Institutin Universitar Oriental të Napolit, ku drejtoi Studimet Shqiptare dhe dha mësim për shumë vite. Kontributi më i rëndësishëm i Namik Resulit lidhet me studimin e “Mesharit” të Gjon Buzukut. Në vitin 1958 ai botoi në Qytetin e...
Burimi:
kultplus.com