Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve dhe strukturën e taksave e tarifave që përfshihen në çmimin final. Braçe thekson se çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër, duke u rritur me 10 lekë që nga dita e djeshme, ndërkohë që vendet fqinje nuk kanë marrë një hap të tillë. “Nafta 229 lekë, nuk është thjesht një produkt dhe një çmim. Është rritur që dje me 10 lekë! Cent më cent, është 2.48 euro! Fakt është që secili nga vendet kufitare me ne nuk e ka ndryshuar çmimin as dje, as sot: Mali i Zi ka një çmim prej 1.87 euro, Kosova ka një çmim prej...
Burimi:
javanews.al